Phelps fiton në lojërat Panpaqësore

19/08/2010 14:45

Michael Phelps ka fituar në 200 metër stil flutur në javën e parë të lojrave Panpaqësore që po zhvillohet në Irvine (Kaliforni), me kohën 1’54”11.

Fituesi i 8 medaljeve të arit në Pekin të 2008-ës, ka lënë pas australianin Nick D’Arcy (1’54”73) dhe japonezin Takeshi Matsuda (1’54”81).

Amerikani Ryan Lochte ka shënuar në 200 metra stili i lirë një kohë prej 1’45”30, performanca më e mirë e vitit.

Aaron Peirsol ka rezultuar i pari në 100 metra shpinë (53”31), ndërsa brasiliani Cesar Cielo doli më i miri në 50 metra flutur me kohën 23”03.

Top Channel