Kupa Libertadores tek Internacional
19/08/2010 10:45
Për herë të dytë në historinë e tyre, brazilianët e Internacional të Porto Alegre fitojnë Kupën Libertadores, duke mundur 3-2 në kthimin e finalës meksikanët e Chivas di Guadalajara.
Formacioni meksikan kalon në avantazh në minutën e 42-të me Fabian de la Mora, por në pjesën e dytë vijnë golat e brazilianëve me anë të Rafael Sobis (61′), Leandro (76′) e Giuliano (89′).
Finalja është shoqëruar edhe një megasherr mes policisë dhe tifozëve në fushë.
Top Channel