Bundesliga hap siparin

19/08/2010 14:20

Bajern Mynih-Volfsburg do të rihapë të premten siparin e futbollit europian dhe gjithashtu spektaklin në paketën SuperSport që edhe këtë sezon do të ketë të tjera risi.

Afrimi i yjeve europiane do t’i japi emocione te tjera bundesligës gjermane, të gjitha ndeshjet e të cilës do të transmetohen ne formatin HD. Skuadrat më të mira në dy kampionatet me te ndjekur te globit, Serie A dhe Primera Division do te startojne garen e tyre per titull ne 29 gusht. Kalimi në Spanjë i Mourinhos pritet t’i japi nje tjeter ngjyre ketij kompeticioni.

Takimet e Serie A dhe La Liga SuperSport do t’ua ofroje abonenteve te tij te gjitha ne formatin HD. Nuk do të mungojnë 2 aktivititetet më të rëndësishem të futbollit për klube, UEFA Champions League dhe Europa League që kanë startuar tashmë me fazën play off. Në këtë sezon Supersport do te sjelli paketen e plote te transmetimit te kampionatit shqiptar.

Skuadrat historike te futbollit tone si Dinamo, Tirana, Flamurtari, Vllaznia, Teuta, Besa do te duelojne ne ekranin e SuperSport per titullin kampion. Paketa Supersport nuk ka harruar as tifozët kuqezi, të cilët duke filluar nga data 3 shtator do të kenë mundësinë të shohin të gjitha ndeshjet kualifikuese për euro 2010 të kombëtares shqiptare të drejtuar nga Kuzhe. Turnetë me traditë në Itali, Superkupa e Spanjës, UEFA Supercup, boterori i klubeve, botërori i basketbollit, NBA dhe Moto GP  do të jenë pjesë e kësaj larmie futbolli. Synimi i SuperSport për këtë sezon, me kaq shumë aktivitete të kthejmë në tifozë të gjithë shqiptarët.

Top Channel