Vlorë, protestë e banorëve të Babicës

18/08/2010 15:00

Mungesa e ujit të pijshem ka detyruar banorët e fshatit Babicë të bllokojnë në shenjë proteste rrugen që lidh Vlorën me fshatrat e lumit të Vlorës. (UPDATE)

Per nje ore rreth 250 banore te  fshatit Babice me bidona ne duar kane dale ne rruge per te protestuar per mungesen e ujit te pijshme ne fshat prej disa muajsh.

Turma e protestuesve eshte perballur edhe me forcat e policise e cila ka shkuar ne vendngjarje sapo protestuesit kane dale ne rruge. Bllokimi i rruges ka shkaktuar nje rradhe automjetesh prej rreth 1 kilometer ne te 2 krahet e rruges, pasi ky segment rrugor eshte i vetmi qe lidh fshatrat e Vlores me qytetin.

Protestuesit kane paralajmeruar se do te vazhdojne protesten e tyre edhe ne ditet e ardhshme deri sa te merren masa per furnizimin me uje te kesaj zone.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA