Anelka sulmon federatën pas pezullimit

18/08/2010 12:45

Nicolas Anelka nuk i ve fre gojës pasi mësoi lajmin se u pezullua me 18 ndeshje nga kombëtarja. Sulmuesi i Chelsea-t, protagonist i mosmarrëveshjeve me trajnerin Domenech, reagon ashpër duke mos kursyer asnjë fjalë.

“Gjithë kjo histori është një idiotllëk i organizuar për të mos humbur fytyrën. Këta njerëz janë vërtet qesharakë. U pezullova kot sepse Nicolas Anelka nuk ka ekzistuar asnjëherë në këtë histori groteske”, shprehet shtatlarti i sulmit të bluve.

Ndërkohë, gazeta “Le Parisien” zbulon disa nga fjalët e ashpra që Anelka i ka thënë trajnerit në pushimin e ndeshjes Francë-Meksikë. “Shko në djall, ti dhe skuadra tënde. Bëj skuadrën që të pëlqen”, mesohet t’i jetë drejtuar sulmuesi teknikut që e zëvendësoi pas 45 minutëshit të parë.  

Top Channel