Inspektoriati Kombetar i Ndertimit ka vijuar aksionet kunder shfytezimit pa kriter te shtreterve te lumenjve ne vend.
Nga ora 22 e mbremjes se kaluar deri ne 3 te mengjesit jane kontrolluar ne nje operacion blic disa lumenj. Per rrjedhim ne vendin e quajtur Berzhite ne periferi te Tiranes, ne shtratin e lumit Erzen jane kapur ne flagrance tre kamione dhe nje mjet germimi eskavator, te cilet po mblidhnin inerte pa leje.
Inspektoriati i Ndertimit ka vendosur sekuestrimin e menjehershem te ketyre mjeteve pasi sipas burimeve drejtuesit qe i posedonin ato kane shkelur ligjin per rezervat ujore. Ceshtja e gerryerjes se shtratit te lumenjve ne vend eshte ngritur jo pak here si problem, pasi firma te ndryshme marrin inerte duke shkaktuar me se shumti devijimin e shtratit te lumit , cka sjell me pas permbytje gjate reshjeve.
Top Channel