Më në fund, Mario Balotelli realizon transferimin tek Manchester City ku do të gjejë edhe ish trajnerin e tij, Roberto Mancini.
“Prej shumë kohësh dëshiroja të vija këtu. Kam pasur shumë oferta por zgjedhja e parë ishte City. Eshtë një klub i madh dhe për më tepër drejtohet nga Mancini”, shprehet sulmuesi që do mbajë fanelën numër 45 të “Citizens”. Më tej ai shton se është i bindur që në Angli do rritet me qetësi.
“Do ambientohem mirë në Premier League pasi këtu është më e lehtë të jesh sulmues. Vendosa të largohesha pas gjysmëfinales Inter-Barcelona. Pas asaj ndeshjeje shkruhej shumë për mua dhe ishte shumë e vështirë të jetoje në Milano”, shton SuperMario.
Nga ana tjetër, Mancini ka shprehur bindjen se Balotelli do ta ndihmojë shumë skuadrën. “Kam punuar me të për një vit dhe asnjëherë nuk pata probleme. Mario është në listën e Europa League dhe do të jetë një nga lojtarët më të mirë të së ardhmes”, theksoi tekniku italian në konferencën për shtyp.
Top Channel