Turqia, “toka e premtuar” e futbollit

16/08/2010 18:20

Futbolli turk po merr përvit e më shumë një rëndësi të madhe ndërkombëtare duke u transformuar brenda pak vitesh në një arenë të vërtetë kampionësh.

Nuk janë vetëm yjet në perëndim të karrierës ata që preferojnë klubet turke, por edhe lojtarë të lakmuar në të gjithë Europën. Me pak fjalë Turqia mund të konsiderohet “Toka e premtuar” e futbollit modern.

E nisi Roberto Carlos aventurën e të mëdhenjve në Bosfor dhe tashmë emrat e mëdhenj nuk mund të numërohen vetëm me gishtat e duarve. Elano, Guti por edhe trajnerë kampionë Europe si Aragones kanë preferuar ta vazhdojnë karrierën në Turqi. Për të vazhduar me emrat prestigjozë, dy prej tyre janë edhe Quaresma e Schuster.

Besiktas është skuadra me më shumë blerje të klasit botëror, pasi përvec Elano, Guti e Ferrari-t, me skuadrën nga Stambolli mund të bashkohet edhe Adebayor. Më e qetë duket skuadra e Galatasaray, e cila ka në stol një emër të madh si Rijkaard. Me skuadrën më të madhe në Turqi është bashkuar edhe mesfushori shqiptar Lorik Cana.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA