Superkupa e Europës, Forlan sfidon Interin

16/08/2010 18:45

Diego Forlan mund ta luante ndeshjen e Superkupës së Europës me fanelën e Interit por tashmë që ai ka mësuar se do qëndrojë ende tek Atletico Madrid, “nxeh” gjakrat në prag të kësaj sfide.

Pas botërorit të shkëlqyer, Forlan kërkon të rrëmbejë trofeun prestigjoz kontinental në ndeshjen e 27 gushtit që do zhvillohet në Montekarlo.

“Shpresoj të bëjmë një ndeshje të bukur dhe të kërkojmë fitoren”, thekson sulmuesi uruguajan. Më tej ai shton se Atletico do të luajë përballë një skuadre të madhe, por thekson se edhe “colchoneros” kanë mundësi për të ngritur në qiellin e principatës trofeun e parë të sezonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA