Schalke pa Raulin për Kupën e Gjermanisë

16/08/2010 13:10

“Nuk është akoma 100% në formë, kjo nuk një ndeshje për Raulin”. Kështu është shprehur tekniku i klubit gjerman Felix Magath.

Ai ka shpjeguar vendimin për të mos nxjerrë Raulin në sfidën kundër Aalen, skuadra e divizionit të tretë, i vlefshëm për javën e parë të Kupës së Gjermanisë, në program për sot.

“Preferoj ta kem në formën më të mirë për ndeshjen e parë të Bundesligës”, ka shpjeguar trajneri i Schalke që do të luajë të shtunën e ardhshme në shtëpi me Hamburgun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA