Mourinho thërret Drogba tek Reali

16/08/2010 13:20

Kalojnë vitet, por Didier Drogba vazhdon të jetë një nga të preferuarit e José Mourinho.

Sipas tabloidit britanik “People”, Special One ka kërkuar futbollistin për të përforcuar sulmin e Realit të Madridit.

Për të kënaqur teknikun portugez, klubi spanjoll i ka ofruar ekipit të Abramovich 13 milionë euro.

Por tifozët e Realit, sipas “Sport”, më shumë se Drogba-n do të pëlqenin në Madrid sulmuesin Atletiko Bilbaos, Fernando Llorente.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA