Anglia, mjaft trajnerëve të huaj
16/08/2010 10:15
Në skadim të kontratës së Fabio Capello, pas qershorit 2012, Anglia nuk do të ketë më një drejtues teknik të huaj.
Lajmin e ka bërë të ditur ish kreu i zyrës së shtypit të Federtës Angleze të Futbollit, Adrian Bevington, tani drejtor i “Club England”.
“E kemi diskutuar dhe kam thënë propozimin tim. Ishte bukur të punoje me Eriksson dhe tani kemi Capello. Por mendoj se Anglia duhet të ketë një teknik anglez në krye dhe në të ardhmen do të jetë kështu”, është shprehur Bevington.
Top Channel