Moto GP, Pedrosa do niset i pari në Ceki

14/08/2010 17:30

Dani Pedrosa me “Honda” do të niset i pari nesër në Cmimin e Madh të Moto GP, që do të zhvillohet në Republikën Ceke.

Spanjolli ka lënë pas Ben Spies me “Yamaha” dhe Jorge Lorenzo me të njëjtën skuderi.

Valentino Rossi do të niset nga rreshti i dytë, duke qenë se u rendit i pesti, për shkak të një incidenti të regjistruar në përfundim të provave.

“Doktori” rrëshkiti duke dalë nga pista, për fat të mirë pa u dëmtuar, por duke mbetur shumë i zhgënjyer.

Top Channel