
Federata palestineze e futbollit është ankuar në FIFA për vendimin që ka marrë Izraeli që të pengojë 6 lojtarë të përfaqësueses së tyre që të largohen nga zona e Bregut Perëndimore, një zonë në veri të Autoritetit Kombëtar Palestinez që kontrollohet nga ushtria izraelitë.
Trajneri i përfaqësueses së Palestinës është detyruar të gjejë zëvendësues për ta për ndeshjen miqësore të mërkurës kundër Mauritanisë.
Këta gjashtë lojtarë nuk mund të luajnë më me Palestinën pasi janë banorë në Bregun Perendimor, zonë e marrë nën kontroll nga izraelitët në vitin 1967. Për këtë incident ka reaguar edhe presidenti i FIFA-s Josef Blater, i cili i ka bërë thirrje që të mos përdoret forca e kushte të tilla në sportin e futbollit.
“Të gjithë sportistët duhet të kenë të drejtën që të zhvillojnë sportin e tyre në bazë të zgjedhjes së lirë kjo është një nga të drejtat themelore humane,” ka deklaruar Blater.
Top Channel