Zbulohen mbetjet e vjetra të Tokës

12/08/2010 13:00

Shkencëtarët kanë gjetur disa shkëmbinj arktik që mund të ruajnë mbetjet e Tokës.

Pas biliona vitesh, shumica e materialeve që përbënin fillimin e Tokës janë modifikuar nga procese si shkrirja dhe përzierja.

Por shkëmbinjtë arktik duket se përmbajnë gjurmë kimike që datojnë në periudhën menjëherë pas  lindjes së dhunshme të Tokës.

Nëse konfirmohet, zbulimi do të sfidojë teoritë e caktuara deri më sot mbi planetin tonë.

Gjurmët e gjetura në lavat e Arktikut janë mbi 4.45 bilionë vjet të vjetra, ndërkohë që mosha e Tokës është 4.54 bilionë vjet.

Top Channel