Toronto, Nadal kalon turin

12/08/2010 15:45

Rafael Nadal i bashkohet Roxher Federer dhe Robin Soderling në raundin e tretë të turneut Masters të Torontos.

Tenisti spanjoll mundi në raundin e dytë Stanislav Vavrinka me rezultatin 2-0.

Ishte një sfidë shumë e vështirë kjo për numrin një të botës i cili vuajti jo pak përballë kundërshtarit të tij.

Seti i parë ishte i rivalizuar dhe Nadal e fitoi atë vetëm pas 92 minutave me time break 7-6.

Në setin e dytë, iberiku bëri një lojë më të mirë dhe arriti të fitojë me rezultatin 6-3.

Edhe numri 2 i botës, Novak Xhokoviç pati vështirësi për të kaluar në raundin e tretë.

Tenisti serb mundi në ndeshjen e tij francezin Zhylien Benetò me rezultatin 2-0 dhe të dy setet e këtij takimi, Xhokoviç i fitoi me rezultatin 7-5.

U kualifikua për më tej edhe Endi Mërrej. Tenisti britanik mundi në raundin e dytë belgun Havier Malìs me rezultatin 2-0.

Seti i parë ishtë më i rivalizuar mes dy tenistëve, por Mërrej arriti të fitojë 7-5.

Në setin e dytë, britaniku dominoi kundërshtarin e tij duke e fituar atë 6-2.

Top Channel