Spanja barazon me Meksikën

12/08/2010 15:35

Spanja merr barazimin e parë nën drejtimin e Visente Del Boske. Skuadra kampione e botës, zhvilloi një ndeshje miqësore me Meksikën në stadiumin Azteka, sfidë kjo e përfunduar në shifrat 1-1.

Ishte skuadra vendase ajo që kaloi në avantazh në minutën e 12 me anë të blerjes së re të Mancester Junatid, Havier Hernandez.

Për Spanjën momenti më i mirë për të barazuar ishte ai i minutës së ’29 kur Santi Kacorla gjuan fort nga jashtë zone, por topi i goditur prej tij përplaset në traversën e portës meksikane.

Në pjesën e dytë, Del Boske aktivizoi David Silvën e Çavi Hernandez dhe gjërat ndryshuan për spanjollët.

Në minutën e parë të shtesës, David Silva mori një pasim të saktë nga Çavi për të mposhtur portierin Korona.

Një minutë më pas, Silva mund të kishte shënuar edhe golin e fitores, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë.

Top Channel