Shpiket cipi që flet me trurin

12/08/2010 13:30

Një neuro mikrocip i aftë të komunikojë me trurin; kjo është shpikja e fundit e disa kërkuesve të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Calgary-t në Kanada.

Ekipi i udhëhequr nga Naweed Syed shpiku cipin, falë të cilit mund të analizohet dhe monitorohet reagimi i qelizave cerebrale.

Cipi është në gjendje të vëzhgojë dhe regjistrojë dialogun elektrik dhe kimik mes qelizave cerebrale dhe të kapë  cdo ndryshim të aktivitetit të trurit, duke u përqendruar te sinjalet e dyshimta.

Sipas kërkuesve cipi vendos një gur themeli në lufën ndaj patologjive neuro-shkatërruese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA