Franca mundet nga Norvegjia

12/08/2010 15:30

Loran Blank nuk e nisi në mënyrën më të mirë aventurën e tij në drejtimin e përfaqësueses franceze.

Skuadra e bluve është mundur në ndeshjen miqësore me Norvegjinë me rezultatin 2-1, duke lënë të kuptohet se kjo kombëtare ka shumë punë për të bërë për t’u rikthyer në nivelet më të larta.

Takimi filloi mjaft mirë për Francën që e pa veten në avantazh me anë të sulmuesit të Olimpik të Marsejës, Ben Arfá.

Pak minuta më vonë, skuadra nordike barazoi rezultatin me Huseklep pas ekzekutimit të një goditje dënimi, por nuk u mbyll këtu, pasi po ky lojtar në minutën e 70 shënoi edhe golin e dytë.

Top Channel