Zbulohet superbakteria aziatike

11/08/2010 20:55

Një superbakterie e re që është shumë rezistente edhe ndaj antibiotikëve më të fuqishëm ka hyrë në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar.

Lajmin e kanë bërë të ditur disa ekspertë, sipas të cilëve bakteria e përbërë nga një enzimë e quajtur NDM-1 ka udhëtuar bashkë me pacientët që kanë qenë jashtë, në vende si India dhe Pakistani, për trajtime.

Megjithatë, deri tani vetëm në Britaninë e Madhe janë identifikuar rreth 50 raste, por specialistët druhen se ajo do të përhapet në nivel global.

Sipas tyre, për ti bërë ballë superbakteries duhet një mbikëqyrje e fortë dhe ilace të reja. NDM-1 mund të ekzistojë brenda bakterieve të ndryshme si E.coli dhe ajo i bën ato më rezistente ndaj grupeve më të fuqishme të antibiotikëve.

Top Channel