Të apasionuar pas tatuazheve

11/08/2010 09:20

Vera rikthen në vëmendje pasionin për tatuazhet. Zbulimi i pjesëve të trupit, për disa njerëz nuk mund të kuptohet pa pikturat në mish.

Tashmë është mjaft e përhapur kjo tendenca tatu në Shqipëri, por stina e nxehtë shërben si një stimul për të zotëruar një të tillë, që më së miri mund të jetë i ekspozueshëm në këtë kohë.

“Në verë ka shumë kërkesa se në dimër. Është e trefishuar si punë”, është shprehur Armand Jaho, tatuator.

Dëshira për tatuazhe nuk i njeh me kufijtë e moshës, seksit jo e jo. Madje sipas tatuatorëve, thuhet se femrat janë më të prirura drejt kësaj tendence.

“Që nga fëmijët 12-13 vjeç që kërkojnë tatuazhe të përkohshëm, duke nisur tek ata 18 vjeç që kërkojnë të përhershme”, tregon Armandi.

Megjithatë, dallimin e manisë kolektive për tatuazhesh, e bëjnë vetë shijet.

“Janë shumë në modë simbolet, të vogla të thjeshta. Një tatuazh i vogël mund të rrijë shumë mirë kudo që ta vendosësh”, pohon Armandi.

Figura të çuditshme, piktura të njerëzve të dashur, simbole apo objekte të çfardoshme, mund të zënë vend pa droje në qafë, shpatull, kraharor, këmbë e kudo, të gjitha janë të preferuara.

E pavarsisht teprimeve, asnjë zgjedhje për ata që i dashurojne tatuazhet, nuk mbetet jashtë kohe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA