Bankat: Biznesi preferon kredinë në euro

11/08/2010 10:10

Biznesi në vend po shkon gjithnjë e më shumë drejt kredisë në valutë të huaj, që në pjesën dërrmuese është në euro.

Nga vëzhgimet e bëra në terren dhe nga sondazhet e kryera ndaj bankave të nivelit të dytë në vend, janë disa faktorë që e shtyjnë biznesin që t’i marrë kreditë në valutë.

Sipas bankave, faktorët kryesorë nxitës të kërkesës së bizneseve për kredi në valutë vijojnë të jenë diferenca në normat e interesit dhe burimi i të ardhurave në valutë.

Disa nga shkaqet janë ndërgjegjësimi i ulët për zhvillimet ekonomike në të ardhmen, gjendja e likuiditetit në valutë e bankës, shpenzimet në valutë, diferenca në normat e interesit dhe burimi i të ardhurave.

Megjithatë, bankat presin rritje më të shpejtë të aktivitetit kreditues në lekë, sesa në valutë.

Përqindja neto e bankave që presin rritje të ritmit të aktivitetit kreditues në lekë për tremujorin e tretë të vitit 2010 është rritur në 25.9 për qind, ndërsa për kredinë në valutë është 2.3 për qind.

Ekspertët e bankave presin ulje të normave të interesit të aplikuara mbi kreditë që do të akordohen në tremujorin e tretë të vitit 2010, si për ato në lekë, ashtu edhe në valutë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA