Shiu ndërpret Roger Cup

10/08/2010 21:50

Shiu i rrëmbyeshëm ndërpreu që në ditën e parë aktivitetin e tenisit Roger Cup që po zhvillohet në Toronto të Kanadasë.

Ndeshje midis Mikhali Juzhni dhe Zhil Simon u ndërpre në setin e dytë për shkak të kushteve të vështira klimaterike, deri në atë moment ishte tenisti rumun që udhëhiqte 6-4, 1-4.

Paraditen e së martës tenisti rus Stakhovski mundi Riçard Kaske me rezultatin 7-5, 6-1, ndërkohë Viktor Hanesku mundi rumunin Raonic.

Ende nuk ka luajtur ndeshjen e tij të parë kampioni në fuqi Endi Mërrei i cili me shumë mundësi do të përballet me numrin një të botës Roxher Federer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA