Oezil, Barca arrin marrëveshjen me Werder

10/08/2010 13:20

Barcelona ka arritur në parim një marrëveshje për blerjen nga Werder Bremen të lojtarit gjerman me origjinë turke, Mesut Oezil.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja “El Pais”, sipas të cilës klubi katalanas është gati të japë rreth 10 milionë euro për lojtarin.

Mesfushori 21 vjecar, që debutoi me Gjermaninë në botërorin Afrikë e Jugut 2010, pritet të nënshkruajë një kontratë 4 vjecare.

Marrëveshja, shton më tej “El Pais”, duhet ende të marrë dritën jeshile nga trajneri Pep Guardiola.

Top Channel