Kinë, “fluturon” bilanci i viktimave

10/08/2010 14:20

Mbi 700 persona të vdekur është bilanci i fundit i viktimave të rrëshqitjeve të tokës në veri-perëndim të Kinës, të shkaktuara nga përmbytjet më vdekjeprurëse të dekadës së fundit.

Ndërkohë, kërkimet vazhdojnë për më shumë se 1 mijë njerëz, të cilët konsiderohen ende persona të humbur.

Banesat u goditën nga një mur balte aq i fortë sa edhe ndërtesat 7 katëshe u shembën si të ishin letra, deklaron korrespondenti i BBC, Chris Hogg nga provinca Gansu.

Ai thotë se skuadrat e shpëtimit po kërkojnë me duar në rrënojat e shtëpive që ndodhen në rajonin e largët malor.

Një 52 vjecar u nxorr i gjallë nga rrënojat pasi kishte qëndruar i bllokuar për 50 orë rresht që pas katastrofës.

Autoritetet kineze deklarojnë se shenjat për mbijetesë janë shumë të pakta, ndërkohë që kryeministrin Wen Jiabao u ka bërë thirrje skuadrave që të vazhdojnë kërkimet deri sa të gjejnë të mbijetuarin e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA