Venezuela dhe Kolumbia, gati për bisedime

09/08/2010 17:15

Presidenti i ri kolumbian, Juan Manuel Santos dhe ai venezuelian Hugo Chavez do të takohen ditën e martë në Kolumbi për të biseduar mbi një sërë cështjesh.

Dy liderët do të përqendrohen tek përplasjet diplomatike mes dy vendeve, bëjnë të ditur agjencitë ndërkombëtare të lajmeve.

Pas inaugurimit të zotit Santos ditën e diel, zoti Chaves tha se do t’i pëlqente ta takonte atë kokë më kokë.

Më herët Chavez i bëri thirrje grupit më të madh të rebelëve të majtë të Kolumbisë, FARK, që të lirojë të gjitha pengjet që mban.

Në të kaluarën Chaves ka ndërmjetësuar me FARK dhe ia ka arritur me sukses që të sigurojë lirimin e disa prej pengjeve.

Ndërsa javën e kaluar, vetë FARK deklaroi se është e gatshme të kërkojë një zgjidhje politike për konfliktin 46 vjecar.

Edhe Juan Manuel Santos e nisi presidencën e tij duke sinjalizuar se do të dëshironte të bisedonte me rebelët nëse ata do të lironin pengjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA