Nafta, kostoja e “BP” 6 miliardë dollarë

09/08/2010 17:00

Derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës, që erdhi nga shpërthimi në platformën e Deepwater Horizon, i ka kushtuar në total kompanisë “BP” 6.1 miliardë dollarë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania, sipas të cilës totali përfshin koston e përgjigjes ndaj rrjedhjes, përmbajtjen e saj, mbylljen e pusit të prishur dhe riparimin e dëmeve të tij.

Shuma përfshin gjithashtu grante për shtetet e Gjirit të Meksikës të prekura nga përhapja e naftës, si dhe 319 milionë të paguar për personat e prekur nga nafta.

Kolosi i naftës ka deklaruar se aktualisht po punojnë 30.800 punëtorë për t’iu përgjigjur derdhjes së naftës, e cila ka ndaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA