Fondi i rimbursimit, “BP” derdh 3 mld dollarë

09/08/2010 17:35

Kompania naftënxjerrëse, “BP” derdh 3 miliard dollarët e parë në fondin e rimbursimit të të prekurve nga ndotja në Gjirin e Meksikës.

Bëhet fjalë për një fond prej 20 miliard dollarë të kërkuara nga administrata Obama për t’iu shpërndarë përsonave të cilët janë prekur nga ndotja e Gjirit. Shumica e personave që do të përfitojnë nga ky fond janë aktivitetet turistike të cilat u dëmtuan nga ndotja si dhe peshkatarët.

Ndërkaq vetë presidenti amerikan, Barak Obama në një deklaratë të tijën pohoi se beteja për ndalimin e plotë të rrjedhjes së naftës në Gjirin e Meksikës është thuajse drejt fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA