Shkodër, dy aksidente bllokojnë rrugën nacionale

07/08/2010 16:25

Për më shumë se dy orë qarkullimi në dalje të qytetit të Shkodrës, në rrugën nacionale dhe në aksin rrugor për në hyrje të rrugës së Velipojës ka qëndruar i bllokuar duke krijuar një radhë prej më shumë se 8 kilometra të automjetve.

Shkak janë bërë dy aksidente të njëpasnjëshme. Aksidenti i parë ka ndodhur në hyrje të aksit rrugor Shkodër-Velipojë, në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës”, ku dy automjete me targa të huaja janë përplasur për shkak të një parakalimi të gabuar.

Vetëm pak minuta më pas, një tjetër përplasje automjetesh ka ndodhur në hyrje të Shkodrës, ku sërish protagonistë të akisdentit janë bërë automjte me targa të huaja.

Aksidentet fatmirësisht nuk kanë shkaktuar viktima por vetëm dëme materiale. Një nga arsyet e bllokimit të rrugës është dhe fakti se drejtuesit e automjeteve nuk lëviznin makinat nga rruga pa kryer procedurat e inspektimit nga punonjësit e shoqërive të sigurimit.

Pas ndërhyrjes së policisë rrugore është bërë e mundur të normalizohet qarkullimi i automjeteve.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta