Korcë, alarm për mbeturinat

07/08/2010 19:15

Mijëra tonelata me mbetje urbane depozitohen pranë fushës së grumbullimit në Korcë.

E pozicionuar në periferi të qytetit, por jo shumë larg nga zona e banimit, në këtë periudhë të nxehtë vere clirimi i gazrave nga kjo fushë dhe era e keqe që përhapet mbeten problematike.

Fusha është tejmbushur duke tejkaluar sipërfaqet për të cilat është përllogaritur për depozitimin e mbetjeve të qytetit, duke qenë problematike jo vetëm për shëndetin e banorëve të zonës, por edhe për menaxhimin e këtij vendgrumbullimi të hapur ku mungon përpunimi dhe standartet.

Nga ana e bashkisë po shihet mundësia e kalimit të mbetjeve urbane në një landfill të ri, larg zonave të banuara, ndërsa nga ana tjetër me largimin e këtyre mbetjeve të shumta në fushën ekzistuese, e cila është zgjeruar me 10 hektarë.

Top Channel