Elbasan, metalurgët: Grevë urie

07/08/2010 16:15

Kompania “Kurum” ka bllokuar fondin e pagave të punëtorëve, i cili duhej të ishte lëshuar që prej ditës së djeshme.

Kështu thonë metalurgët grevistë që nuk kanë mundur të marrin pagat e tyre për punën që kanë bërë.

Shoqëria turke u ka bërë thirrje punëtorëve që të kthehen në punë pasi protesta është e paligjshme, por sindikalistët shprehen se protesta është brenda rregullave.

Madje, sindikata do të ngrejë tre padi kundrejt “Kurum”, pasi ka bërë shkelje ndaj kontratës së punës dhe të drejtave të punëtorëve.

“Kanë filluar të bëjnë presion duke thënë se punëtorë i kanë marrë rrogat që dje, por në të vërtetë ata nuk i kanë kaluar në bankë. I bëjmë thirrje kompanisë se nëse deri në orën 5 punonjësit nuk marrin pagat, ne do ta përshkallëzojmë protestën”, ka deklaruar kryetari i sindikatës, Tafë Koleci.

Sindikalistët shprehen se  nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh, protesta do të përshkallëzohet dhe ditën e hënë, metalurgët do të hyjnë në grevë urie.

“Ka 6 muaj që vazhdojmë në këtë drejtim, që të ulemi në bisedime dhe t’i zgjidhim gjërat në mënyrë paqësore. Por nuk është bërë asgje”, ka shtuar Koleci.

Në prokurorinë e Elbasanit është depozituar një padi e metalurgëve ndaj drejtuesve të kompanisë turke me akuzën e ushtrimit të dhunës. Metalurgët janë në protestë që pas incidentit mes një prej punonjësve shqiptar me drejtuesit turq.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta