Kukës, gjendet i mbytur babai i 6 fëmijëve

06/08/2010 12:00

Gjendet i mbytur në liqenin e Fierzës, një 55-vjeçar nga fshati Kalimash, i rrethit të Kukësit.

Burime të policisë lokale thonë se viktima quhet Adem Truni, babai i 6 fëmijëve.

Mbytja në ujë, sipas policisë ka ndodhur të mërkurën në orët pasdites, por policia është njoftuar vetëm paraditen e së enjtes.  

Nga të afërm të viktimës mësohet se i ndjeri banonte prej disa vitesh në Durrës së bashku me djemtë e tij të rritur, dhe duhet të ketë udhëtuar në Kalimash për të punuar në nxjerrjen e kromit.

Nga ana tjetër ende nuk është plotësisht e qartë nëse kemi të bëjmë me mbytje aksidentale apo vetëvrasje. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA