Juventus përmbush misionin

06/08/2010 11:20

Një gol i Del Pieros në minutën e 74-ët përballë irlandezëve të Shamrok Rover i ka mjaftuar Juventusit për të kaluar turin eleminator të Europa Ligë e për vazhduar në fazën e grupeve.

Bardhezinjtë e Del Nerit vinin të qetë në takimin e dytë ndaj irlandezëve modestë të Shamrok Rovers pasi në takimin e parë të luajtur në Irlandë kishin fituar me rezultatin 2-0.

Ndeshja u kontrollua gjatë gjithë 90 minutëshit prej skuadrës italiane e cila megjithatë arriti të gjejë rrjetën vetëm në të 74-ën me Del Pieron i cili i futur në fillim të pjesës së dytë ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi.

U kualifikuan për në fazën e mëtejshme edhe Liverpul, Gallatasarai, Shtutagart, Austria e Vienës dhe Alkmar.

Top Channel