Italia, Parandelli thërret Cassano e Balotelli

06/08/2010 21:40

Antonio Cassano dhe Mario Balotelli do të luajnë në miqësoren e Italisë kundër Bregut të Fildishtë, që do të mbahet më 10 gusht në Londër.

Dy sulmuesit janë mes lojtarëve të thirrur nga trajneri i kombëtares Cesare Parandelli, bëjnë të ditur mediat italiane.

Në total ekipi italian do të përbëhet nga: në portë Marchetti, Sirigu, Viviano; mbrojtës Antonini, Astori, Bonucci, Cassani, Chiellini, Lucchini, Molinaro, Motta; mesfushorë De Rossi, Lazzari, Marchisio, Montolivo, Palombo, Pepe; sulmues Amauri, Balotelli, Borriello, Cassano, Quagliarella, Rossi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA