Elbasan, aksident, një i vdekur

06/08/2010 11:50

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit si pasojë e të cilit ka humbur jetën shtetasi Kristo Koçi dhe janë plagosur katër pasagjerë. (UPDATE)

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 2 e 30 të mëngjesit të së premtes, tek kryqëzimi i Dinamos në qytetin e Elbasanit, kur shtetasi Kristo Koçi, 55 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”, bashkë me një çift dhe fëmijën e tyre, është përplasur me një automjet tip “Volksëagen” i cili drejtohej nga 17 vjeçari Hysen Pulaku, peshëngritësi i Elbasanit.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i Benzit, Kristo Koçi dhe është plagosur çifti Anila dhe Bedri Venari, bashkë me fëmijën e tyre 5 vjeçar të cilët kanë marrë plagë të rënda në trup, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga policia e Elbasanit thonë se shkaku i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte 17 vjeçari së bashku me dy pasagjerë.

Në këtë aksident janë dëmtuar edhe tre automjete të tjera të cilat ishin të parkuara në anë të rrugës.

Ndërkohë policia ka shoqëruar dy personat të cilët udhëtonin me 17 vjeçarin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA