Protesta e metalurgëve

05/08/2010 20:35

Ka hyrë në ditën e tretë protesta e metalurgëve të firmës KURUM duke paralizuar kështu të gjithë punën në uzinë.

Ndonëse kësaj kompanie i janë shkaktuar dëme të mëdha financiare, drejtuesit nuk kanë pranuar që të ulen në tryezë për negociata me punëtorët duke e konsideruar protestën të jashtligjshme.

Situata është tensionuar mes palëve, por situata është qetësuar falë ndërhyrjes së policisë.

Ndërkohë drejtuesi i Konfederatës së Sindikatave Shqiptare, Kol Nikolla është shprehur se protesta është konform rregullave dhe nuk do të pushojë deri në zgjidhjen e problemeve.

“Greva është e ligjshme sepse sipas ligjit çdo pikë e tij është zbatuar nga sindikata”, është shprehur Nikolla.

“Institucionet bashkëpunojnë me pronarin dhe nuk bëjnë ekzaminimet e nevojshme. Kjo bëhet për t’i ardhur në ndihmë një personi që ka thyer ligjin”, theksoi Taf Koleci, kryetar i Federatës së Sindikatave.

Ditën e sotme pritet që në metalurgji të vinë përfaqësues nga Ministria e Punës për të gjetur një zgjidhje. Në rast të kundërt punëtorët do të hynë në grevë urie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA