Matura, masa jo vetëm për nxënësit

05/08/2010 08:45

Sot pritet të publikohen notat e fundit të provimeve me zgjedhje. Më në fund do të dalin në “dritë” emrat e 12 maturantëve, që nuk gjetën emrat në listat e rezultateve të testeve me zgjedhje.

Pas 20 ditësh, burime nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës bëjnë të ditur se do të afishohen notat e nxënësve të përjashtuar nga listat e datës 16 korrik.

Edhe pse kopjacët patën shumë pak kohë në dispozicion për të plotësuar formularin, kjo është “fatura” për të gjithë ata që shkelën rregullat.

Por nuk do të mbetet me kaq, “çmimi që do të paguajnë është edhe më i lartë. Nxënësit që u kapën me probleme, me teza të njëjta, me kopje apo patën probleme në procedurat e Maturës Shtetërore u janë hequr pikët e totalit, për shkak të “hileve” që përdoren si zgjidhje për të përballuar provimet me zgjedhje.

Top Channel