
Stina e verës nuk ka sjellë mbipopullim vetëm në shërbimet e urgjencave ku trajtohen virozat e stinës.
Ndryshe nga stinët e tjera, për shkak të plazhit, çdo ditë paraqiten për ndihmë të specializuar të paktën 50 pacientë, për shkak të infeksioneve të plazhit.
Të dhënat janë statistika vetëm nga qendra spitalore universitare “Nënë Tereza”. Të tjera raste priten për trajtim në qendrat shëndetësore apo poliklinikat në kryeqytet.
Pacientët janë kryesisht të prekur nga infeksionet e ujit dhe paraqiten për t’u trajtuar nga problemet e lëkurës në përgjithësi, problemet me aparatin e dëgjimit, si dhe për infeksione të syve.
Sipas mjekëve, fluksi më i lartë i pacientëve është gjatë dy ditëve të para të javës, të hënës dhe të martës, menjëherë pas kthimit nga plazhi.
Top Channel