
Zbulohen sërish bimë narkotike në Rrethin e Kolonjës, ndërsa kultivuesit e tyre në moshë të thyer janë vënë në ndjekje penale në gjendje të lirë.
Policia bëri të ditur se ka zbuluar dy parcela në një fshat të Kolonjës dhe ka asgjësuar gjithsej 86 rrënjë kanabis të mbjella nga dy të moshuar të zonës.
Sipas policisë, në një nga parcelat u gjetën 23 bimë kanabis sativa në fshatin Kurtes në arën e shtetasit Musa Hajdini, 72 vjeç.
Po në këtë fshat, policia ka asgjësuar edhe 63 bimë kanabis sativa, të cilat ishin mbjellë në tokën me pronësi të 84-vjeçarit Mahmud Lilo.
Dy të moshuarit kanë marrë përgjegjësinë e autorësisë për mbjelljen e bimëve të drogës.
Për shkak të moshës së tyre, policia nuk i ka arrestuar por i ka dërguar për ndjekje penale në gjendje të lirë.
Disa ditë më parë, në Rrethin e Kolonjës, policia zbuloi dhe asgjësoi mbi 550 bimë lëndë narkotike në fshatin Mbreshtan.
Më pas, policia arrestoi kryeplakun e fshatit dhe dy banorë të tij, si kultivues të bimëve narkotike në një zonë të pyllëzuar.
Top Channel