Gushti 40 gradë, rikthehet i nxehti

04/08/2010 09:30

Ndonëse dyshohej se temperaturat e larta do të vinin duke u ulur përgjatë gushtit, së fundmi sinoptikanët pohojnë se gjatë këtij muaji do të rikthehet i nxehti i korrikut.

Sipas parashikimeve, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Meteorologët thonë se gjatë ditëve të para të kësaj jave temperaturat parashikohet të ulen me 3 deri në 4 gradë Celsius në raport me javën e kaluar.

Por pushuesit nuk duhet të frikësohen, sepse në ditët në vijim ato do të rriten ndjeshëm.

Temperaturat maksimale dje në Tiranë arritën në 34 gradë Celsius, ndërsa ajo minimalja në 21 gradë.

Ndërsa në qytetin e Elbasanit, që në orët e para të mëngjesit, temperaturat maksimale kanë qenë mbi 33 gradë Celsius, ndërkohë që në mesditë ato u rritën nga 35-36 gradë Celsius.

Nisur nga temperaturat e nxehta që pritet të mbërrijnë në vendin tonë gjatë këtij muaji, mjekët këshillojnë që të konsumohen sa më shumë ujë dhe fruta.

Madje ata rekomandojnë që popullata të përdorë veshje sa më të lehta, për t’u ndier të lirshëm dhe komodë.

Sipas tyre, ambientet e brendshme të shtëpive do të ishte mirë të freskohen sa më shpesh të jetë e mundur dhe të evitohet qëndrimi në diell për një kohë të gjatë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta