Trupa shtesë në Afganistan

03/08/2010 19:45

Pak ditë pas nisjes se kontigjentit të parë ushtarak shqiptar që do të marrin pjesë në luftime në Afganistan, janë nisur edhe 110 trupa të tjera të cilat i përkasin rolit paqeruajtës në zonën e Heratit.

Edhe pse me një mision më pak luftarak se ai i trupave që do të veprojnë në Kandahar, ky mision mbart me vete vështirësitë e veta. Kundëradmirali shqiptar Gerveni deklaroi se Shqipëria duhet të jetë një vend i denjë për NATO-n, jo thjesht një vend plus.

“Ne tani jemi të vendosur, jemi vend i NATO-s dhe nuk duam të jemi thjesht një vend plus në NATO. Ne jemi një vend aktiv. Tregoni vlerat tuaja dhe kryeni me sukses misionin e ngarkuar”, është shprehur Gervenji, zëvendësshefi i Shtabit të FA-së.

Zëvëndësambasadori italian në Shqipëri ka vlerësuar forcat shqiptare në këto misione paqeruajtëse duke deklaruar se, Italia do të jetë një mbështetëse e përhershme e Shqipërisë në fushën e mbrojtjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA