Shqetësim uji i ndotur

03/08/2010 20:30

Banorët e fshatit Rrapëz në komunën e Kolonjës, furnizohen me ujë të ndotur në banesat e tyre megjithëse ujësjellësi është ndërtuar vitin e fundit. Ata ankohen se uji i pijshëm përzjehet me ujrat e zeza.

“Uji i pijshëm është shumë i ndotur. Problemi e kemi ngritur në komunë kanë thënë do bëhet, por se kur nuk dihet”, shprehet një banor i zonës.

“E përdorim vetëm për larje dhe gatim, por jo për pirje se është i ndotur”, shton një tjetër banore.

Kur është bërë investimi, kasetat e ujëmatësave nuk janë ngritur në nivel, por është përdorur kanali kullues për shtrimin e tubacioneve dhe aty pikërisht mblidhen dhe ujërat e zeza të cilat nuk kanë një kanalizim të vetin, por bashkohen dhe hyjnë në tubacionet e ujit të pijshëm.

Drejtuesit e njësisë vendore janë në dijeni të një fakti të tillë, por pritet që të merren masa prej tyre sa më shpejt që të mos ketë ndonjë pasojë në shëndetin e banorëve të cilët ujin për të pirë sërish e blejnë 30 litra ujë me 100 lekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA