Reagimi i Shqipërisë

03/08/2010 18:40

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta ka deklaruar se çdo iniciativë kundër vendimit të GJND-së për statusin e Kosovës do të sjellë destabilizim në rajon. (UPDATE)

“Çdo iniciativë e njëanshme që synon të vëjë në diskutim autoritetin e GJND-së do ishte krejt e papranueshme dhe njëkohësisht e dëmshme për stabilitetin dhe paqen në rajon, aq më tepër nëse do të vinte nga vendi që kërkoi vendimin nga kjo gjykate”, deklaroi Meta në një dalje përpara gazetarëve.

“Pas këtij vendimi të shikohet përpara. Statusi i Kosovës është akoma edhe më shumë jo vetëm një çështje legjitime, ndërsa diskutimi midis Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm në interes të qytetarëve dhe integrimit europian të dy vendeve”, shtoi ai.

Duke folur për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Tiranës, kreu i diplomacisë shqiptare ka pohuar se ka një progres.

“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë kanë njohur një progres të theksuar. Gjatë kësaj periudhe ka pasur disa shkëmbime vizitash. Shqipëria ka marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha vendet fqinje. Këto marrëdhënie do të ecin përpara dhe ne shpresojmë që edhe Serbia të reflektojë pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe te shohë të ardhmen evropiane”, theksoi Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA