PD: Gati për komisionin

03/08/2010 15:40

Pas bisedimeve pa rezultat mes Astrit Patozit dhe Gramoz Ruçit dy partitë e mëdha kanë nisur edhe njëherë komunikimin në distancë për çështjen e hetimit të zgjedhjeve.

Partia Demokratike thotë se është e gatshme të votojë në çdo komision hetimor në parlament, por lë të kuptohet se propozimet e Partisë Socialiste nuk respektojnë rezolutën e Parlamentit Europian, që kërkon hetimin e materialeve zgjedhore.

“Grupi parlamentar i PS-së ka bërë propozimet e tij, në të cilat rikonfirmohen, në përgjithësi, pozicionet e tyre të mëparshme. Grupi parlamentar i PD-së konsideron se, në respekt të Kushtetutës, të Kodit Zgjedhor dhe të vendimeve të gjykatave të vendit, rezoluta e Parlamentit Europian mund dhe duhet të zbatohet në frymë dhe në gërmë. Rezoluta e Parlamentit Europian është e qartë si kristali në qëndrimet e saj. Çdo intepretim partiak i saj është i padobishëm. Në zbatim të kërkesave të rezolutës, grupi parlamentar i PD-së është i gatshëm, në çdo kohë, të thërrasë parlamentin”, u shpreh deputeti demokrat Viktor Gumi.

Megjithëse propozimet e socialistëve nuk janë bërë publike, duket se ato nuk përmbushin kërkesat e demokratëve, sipas të cilëve përpara se të nisë hetimi, për fletët e votimit duhet të ketë një vendim nga Gjykata Kushtetuese ose opinion nga Komisioni i Venecias, ose me nisjen e hetimit, fletët e votimit duhet të digjen siç parashikohet në Kodin Zgjedhor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA