Pakistan, banorët të izoluar nga uji

03/08/2010 09:40

Skuadrat e shpëtimit në veri të Pakistanit shpresojnë të arrijnë dhjetëra mijëra njerëz të cilët kanë mbetur të bllokuar për shkak të përmbytjeve.

Agjencitë e ndihmave deklarojnë se fshatra të tërë janë shkatërruar nga uji dhe se rajoni po përballet me katastrofën më të rëndë në 80 vitet e fundit.

UNICEF thotë se 3 milionë persona janë prekur nga përmbytjet, ndërkohë që 1400 të tjerë kanë vdekur.

Sipas informacioneve të fundit, mbërritja e ndihmave ka qenë e ngadaltë dhe për këtë motiv është kritikuar reagimi i qeverisë.

Në luginën e Suotit, ku mijëra banorë po rindërtonin shtëpitë pas sulmeve masive ndaj talebanëve në vitin 2009, përmbytjet kanë shkatërruar urat duke kanë izoluar komunitetet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA