Koreja e Veriut: Kundërsulm ndaj stërvitjes

03/08/2010 11:20

Koreja e Veriut ka kërcënuar sërish me një kundërsulm të fuqishëm fizik ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake mes SHBA dhe Koresë së Jugut.

Këto stërvitje zhvillohen prej disa ditësh në detin e Verdhe dhe Peniani i ka cilësuar si kërcënim për integritetin territorial të Koresë së Veriut.

Peniani deklaron se ka marrë një vendim të prerë, përmes të cilit paralajmëron cdo varkë, edhe civile, që të qëndrojë larg nga deti i Verdhë, në kufirin detar mes dy Koreve.

Top Channel