Kombëtarja, më 11 gusht miqësore me Uzbekistanin

03/08/2010 14:40

Në datë 8 gusht do të grumbullohet ekipi përfaqësues i futbollit për ndeshjen miqësore të radhës, më 11 gusht me Uzbekistanin.

Për herë të parë një ndeshje e tillë miqësore do të zhvillohet në stadiumin e Durrësit “Niko Dovana”.

Ky stadium sapo ka përfunduar me sukses montimin e impiantit të ndricimit e do të jetë pikërisht ndeshja Shqipëri-Uzbekistan ajo që do ta inaugurojë atë, duke qenë se takimi do të luhet më 11 gusht në orën 20.30.

Gjithashtu, Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë përsipër promovimin e kësaj ndeshjeje miqësore dhe inaugurimin e stadiumit në mënyrë të vacantë në qytetin bregdetar, në këtë periudhë të sezonit turistik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA