Izraeli akuzon Libanin për përleshjet

03/08/2010 19:05

Izraeli ka akuzuar Libanin për përleshjen e përgjakshme me armë zjarrin në kufirin mes dy vendeve.

Sipas tij, do të jetë Bejruti që do të ketë pasoja nëse incidentet do të përsëriten.

Izraeli ka bërë të ditur se zjarri i nisur sot nga Libani kundër një patrulle ushtarësh izraelitë është një shkelje e rëndë e rezolutës së OKB-së.

Ministri i Jashtëm Lieberman ka dhënë instruksione për të zhvilluar një protestë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA