Futet në ambientet e punës e hap zjarr, 9 viktima

03/08/2010 20:15

Tjetër tragjedi në SHBA ku një 34 vjeçar u fut i armatosur në ambientet e punës duke vrarë 8 persona para se të qëllonte edhe veten e tij.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në qytetin e Mançester në Konektikat, ku Omar Thornton, afro-amerikan i cili punonte si shofer në shoqërinë e shpërndarjes së birrës, “Hartford Distributors” ishte thërritur në një mbledhje disiplinore prej eprorëve të tij.

Thornton ka hyrë në ndërtesë në një orar ndërrimi turnesh duke hapur zjarr mbi punonjësit e tjerë. Të shtënat shkaktuan vdekjen e 8 personave dhe disa të plagosur, mes të cilëve edhe njëri prej aksionerëve të firmës së shpërndarjes së birrës, një nga më të mëdhatë ne SHBA.

Pas rrethimit nga policia 34 vjeçari ka shkrepur armën edhe mbi veten e tij duke përkeqësuar bilancin e viktimave në nëntë.

Agresori, sipas dëshmitarëve, i druhej shkarkimit nga puna pasi ai më parë akuzonte shoqërinë ku punonte për diskriminim racial dhe për këtë ishte ankuar edhe tek kryebashkiaku i Mançester dhe pasi nuk ka gjetur zgjidhje ligjore ka ndërmarrë veprimin i cili çoi në një tjetër tragjedi amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA