Batica e zezë, 5 milionë fuci nafte në det

03/08/2010 09:25

Pas 20 prillit, dita e incidentit në platformën e “Deepëater Horizon”, kanë qenë 4.9 milionë fucitë e naftës që u derdhën në Gjirin e Meksikës.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet amerikane, të cilat në vigjilje të operacionit “Static Kill” që do të mbyllë përfundimisht pusin, kanë publikuar një bilanc të kompletuar të humbjes së naftës.

Pesë milionë fucitë e naftës të derdhura në det janë barabar me 780 milionë litra, nga të cilat jane rekuperuara rreth 127 milionë, ose 800 mijë fuci.

Top Channel